Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë, për shkak të veprimtarisë së kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, e cila tha se institucionet do të vazhdojnë veprimet për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura të Kosovës.
Postimi i Pacollit:
Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit”, në Gjakovë duke i dhënë fund veprimtarisë së tij të kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.
Si Ministri, do të vazhdojmë të veprojmë me vendosmëri për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura të Kosovës.
Uji i pijshëm është pasuri publike dhe mbrojtja e tij nuk ka kompromis!
