Kryeministri Edi Rama këtë të dielë është ndalur përsëri tek protetat që po zhvillohen në Tiranë për Zvërnecin. Deklaratat e tij vijne pak ore para se te nise serish protesta masive ne Tirane ku qe nga dje eshte bashkuar edhe diaspora.
Rama zgjodhi veprën e madhe të Stendalit dhe personazhin e tij Fabrice del Dongos, ku u shpreh se idetë janë të domosdoshme dhe se përbëjnë energji që çojnë shoqërinë përpara, por paralajmëroi për rrezikun që ato të ndërtohen mbi iluzione apo të manipulohen nga interesa të tjera.
Rama foli për protestat në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit, ai u shpreh se shumë qytetarë marrin pjesë me bindje të plotë për mbrojtjen e natyrës, por ai theksoi se është e rëndësishme që faktet të verifikohen dhe të mos bien pre e narrativave të rreme. Keshtu ne podcastin e tij ka ka dy fjale per protestuesit.
See also Edi Rama premton: Brenda këtij mandati, rritim me 70% pagat e këtij sektoriReagimi i Ramës:
“Prandaj edhe sot ka shumë njerëz që dalin në protesta me bindje të sinqerta, siç ka këtu jo shumë larg nga ku po flas, njerëz që mendojnë sinqerisht që duke dalë në protestë po mbrojnë natyrën, po mbrojnë flamingot, po mbrojnë një pasuri që i përket të gjithëve. Gjithçka është fisnike dhe legjitime dhe meriton shumë respekt si qëllim, por po i mbrojnë nga kush? Po i mbrojnë nga unë, po i mbrojnë nga ne? Që natyrën, mbrojtjen e natyrës, zonat e mbrojtura, ndalimin e gjuetisë së paligjshme, ndalimin e prerjes së pyjeve, i kemi pasur lajtmotiv dhe i kemi lajtmotiv të punës sonë. Dhe prandaj edhe thjesht, thirrja ime është që, me respekt për motivin, nuk duhet përjashtuar detyrimi për të verifikuar faktet. Sepse kur emocioni ushqehet nga gjysmë të vërteta, nga pamje të shkëputura nga konteksti, nga sloganet që qarkullojnë më shpejt se provat, nga një algoritëm që shpërblen gjithmonë atë që trondit, jo atë që shpjegon, atëherë idealizmi, dëshira e sinqertë, nevoja për t’u shprehur në një komunitet, kthehet në instrument, në instrument në duart e atyre që kanë interesa krejt të tjera”, thekson Rama.
