Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Parashikimi i Drecun: NATO synon mos të ketë konflikt, Serbia të pranoj planin evropian dhe të hapet rruga për pranimin e Kosovës në NATO

Kreu i Këshillit për Kosovë, Milovan Drecun deklaroi se di synimet që ka perëndimi dhe NATO, sipas “parashikimit të tij” ata synojnë që në këtë fazë mos të ketë konflikt në Kosovë, që Serbia të detyrohet në pranimin e planit evropian dhe të hapet rruga për pranimin e Kosovës në NATO, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Drecun theksoi se Kurti vazhdimisht dëgjon deklaratat e Beogradit dhe pastaj i shfrytëzon dhe keqpërdor ato, me këtë rast përmendi deklaratën e kreut të NATO-së Stolterberg se policia pa konsultim me KFOR-in ka ndërmarr hapa në veri.

Ai përmendi edhe kontrollimin e reparteve të fabrikës së pajisjeve “Lola” në Zubin Potok, ku policia ishin të armatosur me tyta të gjata. Ekspertë të sigurisë parashikojnë se mund të ketë dramatizim dhe tensionim gjatë vjeshtës, ndërsa rruga e vetme për situatën mbetet dialogu.

“Çdo gjë zgjidhet përmes ushtrisë, çfarë ekonomie e politike, ushtria zgjidh çdo gjë, prandaj duhet shikuar kush krijon ushtri dhe cilët janë qëllimet e saj. Kurti dëgjon deklaratat e Vuçiç dhe i keqpërdor ato për qëllime të veta. Ai shprehet se Serbia përgatitet për luftë dhe rritet buxheti për ushtri. Këtë ai e bënë pasi e di se është i sigurt dhe i mbrojtur, nuk ka lidhje çka thotë Stoletebrg sikur ndërhyrja në Zubin Potok” tha ai.

Qëllimi i tyre kryesor mbetet krijimi i rrugës për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Çka të thuhet e mendohet, a janë koordinuar ose jo veprimet, si theksoi Stolteberg. NATO do që në këët fazë mos të ketë konflikte, që Beogradi të pranoj planin evropian dhe pastaj të hapet rruga për anëtarësimin e Kosovës në NATO”.