Aktuale

Pas 23 ditë protesta masive në Tiranë, reagon kompania e Kushner

Teksa protestat kundër projekteve turistike në Sazan dhe Zvërnec vijojnë prej 23 ditësh në Tiranë, ka ardhur edhe një reagim nga kompania e përfshirë në zhvillimin e investimit që ka nxitur debat publik në Shqipëri.

Sipas një raportimi të CNBC, kompania e Jared Kushner, “Affinity Partners”, ka mohuar të ketë përfshirje direkte në projekt.

E kontaktuar nga media amerikane, kompania ka referuar gazetarët te një agjenci marrëdhëniesh me publikun, e cila ka sqaruar se zhvilluesi i projektit është “Sazan Real Estate Development LLC”.

See also  Dosja “Balluku”, Igli Tare merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK për pastrim parashNë reagimin e saj, agjencia ka theksuar se “Affinity Partners” nuk është e përfshirë në projekt dhe se çdo partner amerikan merr pjesë në kapacitet personal.

Ndërkohë, drejtuesi i “Sazan Real Estate Development LLC”, Asher Abehsera, ka deklaruar për CNBC se qëllimi i investimit është zhvillimi i turizmit dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

“Qëllimi ynë është i thjeshtë: të celebrojmë bukurinë natyrore të Shqipërisë, të krijojmë vende pune dhe të ndërtojmë diçka për të cilën brezat e ardhshëm mund të jenë krenarë”, është shprehur Abehsera.

See also  Tronditëse/ Thikën në qafë policit te ‘Casa Italia’, efektivi neutralizon autorin, zbardhet emri i agresoritAi shtoi gjithashtu se vendimi përfundimtar mbi të ardhmen e projektit do t’i takojë Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë.

Deklarata vjen në një moment kur kundërshtimet ndaj projekteve në Sazan dhe Zvërnec janë kthyer në një nga temat më të diskutuara në vend, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë ndalimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe rishikimin e politikave të zhvillimit turistik.

Të Ngjashme