Lajme

Pas protestave të tensionuara, mëngjes i qetë te objekti i EULEX-it

Mëngjesi i së enjtes ka nisur i qetë në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, konkretisht në pjesën ku ndodhet objekti i EULEX-it.

Kjo zonë gjatë mbrëmjes së djeshme ishte e rrethuar nga protestues, të cilët shprehën indinjatën e tyre pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

Gjatë ditës së djeshme, situata ishte tensionuar në këtë pjesë, pasi disa protestues hodhën gurë në drejtim të objektit të EULEX-it.

Megjithatë, mëngjesin e sotëm situata aktualisht është e qetë.

Të Ngjashme