Lajme

Pas vendimit të Abdixhikut, Gjini ka disa fjalë për Albin Kurtin

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përshëndetur qëndrimin e sotëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në qeverisje me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

Gjini ka thënë se Aleanca prej kohësh ka paralajmëruar, siç e quan ai, “lojën e pandershme” të Kurtit dhe partisë së tij.

“Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në qeverisje me Kurtin është i drejtë dhe parimor dhe si të tillë e përshëndes”, ka shkruar Gjini.

Sipas tij, Kurti synon të ketë kontroll të plotë mbi institucionet dhe shtetin, të cilin, siç shprehet Gjini, “po e degradon çdo ditë”.

Kryetari i Aleancës ka përsëritur edhe gjashtë kushtet e subjektit të tij për çdo qeveri të ardhshme, duke theksuar se Kosova nuk guxon të kontrollohet nga një njeri.

Aleanca kërkon që qeveria e ardhshme të pranojë këto pika:

Pranimin e gazit amerikan; Ndërtimin e kapaciteteve energjetike; Përfundimin e infrastrukturës kryesore; Ngritjen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla; Lirimin e bujqve nga tatimi në pronë; Investime në kryeqytet.

Të Ngjashme