Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nënës së tij, Hasime Tahiri.
Ai tha se varrimi i së ndjerës bëhet më 2 shtator në ora 18:00, në fshatin Bradash të Podujevës.
“Nëna Hasime na la! Zemra e saj pushoi së rrahuri sot pasdite pas një sëmundjeje të shkurtër! Neva na la me dhimbje e merzi, por me plot krenari për sa shumë na dha e sa e madhe ishte! Përjetë të pikëlluar për ty Nanë”.
“Varrimi bëhet nesër, të mërkurën, më 2 shtator 2026, në ora 18:00, në fshatin Bradash, Komuna e Podujevës. E pamja mbahet në Prishtinë, për tri ditë, duke filluar nga e dita e enjte, në Hotel Sirus nga ora 9:00 deri në ora 16:00”, ka thënë Tahiri.
