Lajme

Përkujtohet 102-vjetori i Rezistencës së Arbërisë së Vogël, nën udhëheqjen e Azem dhe Shotë Galicës

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka përkujtuar 102-vjetorin e Rezistencës së Arbërisë së Vogël, nën udhëheqjen heroike të Azem dhe Shotë Galicës.

Me këtë rast, Idrizi tha se rezistenca e Arbërisë së Vogël përbën një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë kombëtare, ndërsa me guximin dhe sakrificën e tyre, sipas kryetarit, Azem dhe Shotë Galica lanë një trashëgimi të pavdekshme, duke frymëzuar brezat me idealin për liri dhe dinjitet kombëtar.

“Rezistenca e Arbërisë së Vogël përbën një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare. Nën udhëheqjen e Azem dhe Shotë Galicës, ajo u shndërrua në simbol të qëndresës, trimërisë dhe përkushtimit të palëkundur për lirinë e atdheut.

Me guximin dhe sakrificën e tyre, Azem dhe Shotë Galica lanë një trashëgimi të pavdekshme, duke frymëzuar brezat me idealin për liri dhe dinjitet kombëtar. Në këtë përvjetor, përulemi me respekt para veprës së tyre dhe kujtojmë me mirënjohje të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit. Lavdi e përjetshme Azem dhe Shotë Galicës”, deklaroi Idrizi.

Të Ngjashme