Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Plazhi i Gjeneralit”, njëra prej perlave të Adriatikut

Emisioni veror “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

Një prej rubrikave eksploruese në këtë emision është rubrika “Ku me shku n’det”, në të cilën çdo ditë për shikuesit sjellin nga një reportazh nga plazhet më të bukura shqiptare.

Ekipi i medias e vizitoi në Kavajë “Plazhin e Gjeneralit”.

Uji i kaltër i Adriatikut, rëra e bardhë dhe yjet e gjelbra janë një panoramë e përkryer që ofron një nga plazhet më të bukura të veriut të Shqipërisë, ai i “Gjeneralit”.

Shqipëria është e mbushur me përplot histori e sidomos bregdeti shqiptar.

Kemi dëgjuar legjenda të ndryshme, gojëdhëna të ndryshme lidhur me pjesë të ndryshme të vijës bregdetare shqiptare.

Një nga to është “Plazhi i Gjeneralit”. Ky plazh quhet me këtë emër nga siç thuhet “një gjeneral italian i Luftës së Dytë Botërore, i cili ishte i pari që e zbuloi këtë plazh dhe vazhdoi të qëndronte aty bashkë me familjen e tij për një periudhë të caktuar”.