Lajme

Policia holandeze kërkon shmangien e flamujve në rrugët e Hagës

Organizatorët e platformës “Liria ka Emër” kanë paralajmëruar bashkatdhetarët që ndodhen në Hagë që të mos dalin në rrugët e qytetit me flamuj.

Sipas organizatorëve, ky paralajmërim vjen pas një urdhri nga policia holandeze.

Sipas tyre, ka kërkuar që të shmanget dalja në rrugët e Hagës me flamuj.

Nesër, më fillim nga ora 10:00 do të nisë seanca e fundit ku do të jepet verdikti final i shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Të Ngjashme