Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Policia jep detaje për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu, i cili bëri të ditur se dy të vdekurit kanë qenë në motoçikletë, ndërkaq vozitësi i veturës është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në konfirmim.