Lajme

Policia shoqëron dy protestues pas përplasjeve në protestën në Tiranë

Policia ka shoqëruar dy protestues pas përplasjeve fizike të regjistruara gjatë protestës së sotme në Tiranë, përpara Kryeministrisë.

Përplasjet nisën pasi një grup protestuesish tentuan të çanin kordonin policor për të vijuar marshimin.

Gjatë tubimit janë shënuar edhe incidente të tjera, ku disa kosha mbeturinash janë djegur.

Ndërkohë, gjatë protestës janë regjistruar edhe incidente të tjera, ku disa kosha mbeturinash janë përfshirë nga flakët.

Situata është tensionuar në zonën përpara Kryeministrisë, ndërsa protesta është shoqëruar me ndërhyrjen e forcave të policisë.

Të Ngjashme