Lajme

Policia shpall në kërkim një të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Sipas policisë, personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit:

192 ose përmes emailit: [email protected]deklaron PK-ja.

Të Ngjashme