Lajme

Policia: Sivjet janë regjistruar 62 raste të zjarrvënieve

Zjarret në pyje dhe fusha në Kosovë janë shndërruar në një problem të përsëritur gjatë muajve të nxehtë të verës. Çdo vit, ato shkaktojnë dëme të konsiderueshme në mjedis dhe pronë, duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shmangin çdo aktivitet që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë tek autoritetet për çdo person të dyshuar të përfshirë në zjarrvënie.

Çdo vit, zjarret në Kosovë shkaktojnë dëme të mëdha në mjedis, duke shkatërruar sipërfaqe të konsiderueshme të pyjeve dhe tokave bujqësore.

Ferdije Zhushi Etemi, biologe, thekson se nuk duhet të ndizen zjarre pasi kjo nuk sjell asnjë përfitim për tokën.

“Në aspektin biologjik, kjo dukuri nuk sjell pasoja, pasi djeg mbulesën bimore sipërfaqësore, e cila mundëson plleshmërinë e tokës”, Ferdije Zhushi Etemi, biologe

Përveç dëmeve në tokat bujqësore, ndezja e zjarreve ndikon negativisht edhe në natyrë dhe në cilësinë e ajrit, duke rrezikuar edhe shëndetin.

Edhe njohës të çështjeve emergjente kanë thanë se ndër shkaqet kryesore të zjarreve masive është faktori njeri, teksa temperaturat dhe thatësia bën që zjarri të përhapet me shpejt.

“Temperaturat janë të larta dhe mjafton shumë pak që të ndizet një zjarr, andaj të gjithë duhet të kemi kujdes që të kemi sa më pak zjarre dhe dëme”, ka thënë Tahir Ahmeti, njohës i emergjencave

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 227 raste të zjarrvënieve, ndërsa gjatë këtij viti janë shënuar 62 raste. Policia ka paralajmëruar se do të ndërmarrin masa ligjore ndaj të gjithë personave që, qoftë me qëllim apo nga pakujdesia, rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.

Të Ngjashme