Kontrollet e Policisë së Kosovës në fshatin Jabukë, në zonën e Zubin Potokut, kanë vazhduar edhe sot. Aksioni, po zhvillohet në kuadër të kontrolleve për dyshime që lidhen me posedimin e armëve ilegale.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se kontrollet janë duke vazhduar edhe në lokacione të tjera.
Deri tani nuk është bërë e ditur nëse janë gjetur armë apo nëse ka persona të arrestuar.
Për rezultatet e kontrolleve, Elshani ka thënë se për momentin nuk mund të japë detaje.
