Lajme

Prattipati nderon të zhdukurit: Familjet meritojnë të dinë fatin e të dashurve të tyre

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati ka bërë homazhe për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Përmes njoftimit të ambasadës amerikane në Facebook, thuhet se ShBA vazhdon të mbështesë përpjekjet drejt së vërtetës, drejtësisë dhe pajtimit. Familjet meritojnë të dinë fatin e të dashurve të tyre.

“E ngarkuara me punë në detyrë, Anu Prattipati, bëri homazhe për personat e zhdukur të konfliktit në Kosovë.

Ambasada e SHBA-së vazhdon të mbështesë përpjekjet drejt së vërtetës, drejtësisë dhe pajtimit. Familjet meritojnë të dinë fatin e të dashurve të tyre”, thuhet në postim. 

Të Ngjashme