Lajme

Presidenti iranian e cilëson marrëveshjen me SHBA-në si një “dokument nderi”

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian e ka përshëndetur memorandumin e mirëkuptimit SHBA-Iran si një “dokument nderi” për rajonin dhe “forcat e rezistencës” të Iranit.

Duke folur në një konferencë kombëtare, Pezeshkian tha se kishte “dallime të vogla në një seksion shumë të shkurtër”, por nuk dha hollësira.

Reagimi i Izraelit ndaj marrëveshjes tregon se “ne jemi fitimtarë”, shtoi presidenti, citon Al Jazeera.

Politikanët izraelitë e kanë kritikuar Netanyahun për marrëveshjen, të cilën e kanë përshkruar si “dështimin më të madh strategjik” të Izraelit, kanë shkruar mediat izraelite të hënën.

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance e ka përshkruar marrëveshjen si një mundësi për një kapitull të ri në rajon.

Të Ngjashme