Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Presidentja Osmani përmend vrasjen e Liridonës në fjalimin vjetor në Kuvend, ja mesazhi i prerë

 
   

Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se Kosova po e përmbyllë një vit në të cilin padrejtësisht e në mënyrë të dhunshme u humbën shumë jetë grashë. Sipas saj, dhuna me bazë gjinore është një njollë e patolerueshme në ndërgjegjen e shoqërisë.

“Liridona Ademaj është emri që kumbon fort, si përkujtim i çdoditshëm i dhimbjes përvëluese që ngelet pas, kur padrejtësia zë vend fuqishëm. Kjo tashmë është plagë e rëndë e shoqërive anë e mbanë botës. Nëse deri tani i referoheshim si pandemi, e vërteta është që kjo tashmë është shndërruar në tragjedinë e ditëve tona. Ta kemi të qartë njëherë e përgjithmonë, dhuna me bazë gjinore nuk është thjesht një “çështje e grave”, është test për njerëzimin e një krizë shoqërore që kërkon angazhimin tonë të palëkundur për ndryshim”.

“Duhet të fuqizohet çdo hallkë në institucionet e sigurisë e ato të drejtësisë në përballje me këtë fenomen. Në thelb, një sistem i fortë drejtësie nuk është thjesht një imperativ ligjor; është një gur themeli në përpjekjet tona më të gjera shoqërore për të çmontuar rrënjët e dhunës me bazë gjinore. Duke i mbajtur autorët përgjegjës dhe duke siguruar drejtësi për të mbijetuarit, ne hedhim themelet për një të ardhme më të sigurt dhe më të barabartë për të gjithë”.

Sipas saj, seksizmi është prezent pothuajse çdokund.

“E kam thënë, rithënë, e do e them sërish, Kosova nuk ka vajza e gra për të humbur”, ka theksuar Presidentja Osmani.