Lajme

“Prishtina më duket si BE” – Vlogeri kazak mahnitet me zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës

Një turist nga Kazakistani ka ndarë përshtypjet e tij për Prishtinën, duke thënë se kryeqyteti i Kosovës i ngjan shumë vendeve të Bashkimit Evropian për nga infrastruktura dhe markat ndërkombëtare.

Raiymbek, i cili është në një turne botëror, kishte planifikuar vetëm një ndalesë të shkurtër në Prishtinë për të blerë kufje të reja pasi i kishte humbur të tijat në një autobus në Shkup.

Por ajo që e priti në qytet e befasoi.

“Prishtina më duket shumë EU. Shumë EU,” thotë ai në videon e tij të postuar në Instagram.

“Ka kaq shumë marka ndërkombëtare. Nuk është si pjesa tjetër e Ballkanit, jo si Shqipëria, jo si Maqedonia e Veriut. Këtu e ndjen sikur po i afrohesh BE-së.”

Në qendrën tregtare ai tregon praninë e zinxhirëve të njohur perëndimorë si H&M, Burger King, KFC dhe madje IMAX, duke e kontrastuar atmosferën me atë që ka parë në vendet fqinje.

Për të, Prishtina ka një ndjesi “shumë evropiane dhe ndërkombëtare”.

Pavarësisht zhvillimit modern, ai nuk harron të përmendë edhe aspektin kulturor.

Videoja, e filmuar në një stil të thjeshtë dhe spontan, ka marrë vëmendje nga udhëtarë dhe ndjekës të Ballkanit, të cilët e shohin Prishtinën si një destinacion që po ndryshon me shpejtësi dhe po i afrohet standardit evropian.

Për Raiymbek-un, ndalesa për kufje u kthye në një takim të papritur me një qytet që, sipas tij, “po bëhet gati për shtëpi” — një sinjal se Kosova po ecën drejt integrimit evropian.

Të Ngjashme