Lajme

Pritjet nga 3 deri në 5 minuta – Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Edhe pse sezoni veror ka sjellë shtim të lëvizjeve, në pikat kufitare të Kosovës deri më tani nuk është shënuar fluksi i madh i udhëtarëve.

Sipas të dhënave të fundit, pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë të shkurtra, duke lëvizur nga 3 deri në 5 minuta në shumicën e pikave kufitare.

Autoritetet presin që numri i mërgimtarëve dhe udhëtarëve të rritet gjatë ditëve në vijim, kur zakonisht krijohen kolona më të gjata dhe pritje më të zgjatura.

Aktualisht, qarkullimi po zhvillohet normalisht, pa vonesa të konsiderueshme.

Të Ngjashme