Lajme

Produkti nga Serbia rezulton me aflatoksinë, Muja merr vendim të menjëhershëm: Ndalohet importi

Ministri Armend Muja ka njoftuar se janë ndërmarrë masa të përkohshme parandaluese dhe kontrolle të intensifikuara për aflatoksinën, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.

Përmes një njoftimi në Facebook, Muja ka bërë të ditur se masat janë marrë pas konfirmimit të tejkalimit të nivelit maksimal të lejuar të Aflatoksinës B1 (AFB1) në koncentratin për lopë qumështore “SELECT MILK GR”, të prodhuar nga DE HEUS D.O.O. në Republikën e Serbisë.

“Pas konfirmimit të tejkalimit të nivelit maksimal të lejuar të Aflatoksinës B1 (AFB1) në koncentratin për lopë qumështore ‘SELECT MILK GR’ të prodhuar nga DE HEUS D.O.O., Republika e Serbisë kam urdhëruar tërheqjen e produktit, izolimin e sasive të mbetura dhe gjurmimin e shpërndarjes së tij”, ka bërë të ditur Muja.

Gjithashtu, ai ka njoftuar për vendosjen e një mase të përkohshme parandaluese, për një periudhë prej 30 ditësh, ndaj importit të koncentrateve dhe përzierjeve me bazë misri për lopë qumështore dhe viça, me kod tarifor 2309909600, me origjinë ose të prodhuara në Serbi.

Postim i plotë:

Masat parandaluese për kontrollon e aflatoksinës

Sot kam marrë vendime për masa të përkohshme parandaluese dhe kontrolle të intensifikuara për aflatoksinën me qëllim mbrojtjen e sigurisë së ushqimit dhe shëndetit të konsumatorëve.

Pas konfirmimit të tejkalimit të nivelit maksimal të lejuar të Aflatoksinës B1 (AFB1) në koncentratin për lopë qumështore ‘SELECT MILK GR’ të prodhuar nga DE HEUS D.O.O., Republika e Serbisë kam urdhëruar tërheqjen e produktit, izolimin e sasive të mbetura dhe gjurmimin e shpërndarjes së tij.

Njëkohësisht, kam vendosur masë të përkohshme parandaluese për 30 ditë ndaj importit të koncentrateve dhe përzierjeve me bazë misri për lopë qumështore dhe viça, të kodit tarifor 2309909600 me origjinë ose të prodhuara në Republikën e Serbisë.

Gjatë kësaj periudhe, kam obliguar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) të kryejë vlerësim të dokumentuar të rrezikut, mbi bazën e të cilit do të përcaktohen masat e mëtejshme.

Po ashtu, kam vendosur kontrolle të intensifikuara për Aflatoksinën B1 (AFB1) në misër dhe produktet me bazë misri të destinuara për ushqim të kafshëve. Gjatë periudhës fillestare do të zbatohen kontrolle të shtuara, mostrim dhe analiza laboratorike sipas masave të përcaktuara me vendim.

Masat janë të përkohshme dhe parandaluese dhe do të rishikohen mbi bazën e rezultateve laboratorike dhe vlerësimit të rrezikut.

Qëllimi është identifikimi i rrezikut në burim, parandalimi i hyrjes së produkteve jokonforme në zinxhirin ushqimor dhe mbrojtja e shëndetit të qytetarëve.

Siguria e ushqimit kërkon kontroll të vazhdueshëm dhe reagim të bazuar në prova. Kur rezultatet laboratorike evidentojnë rrezik, institucionet duhet të veprojnë me kohë dhe në përputhje me ligjin

Të Ngjashme