Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Profesori amerikan e demaskon Vuçiqin, tregon marrëdhënien e presidentit serb me Dodikun

 
   

Profesori amerikan, Edward Joseph, ka reaguar pas postimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku shihet përkrah udhëheqësit të serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik.

Përmes një postimi në platformën X [ish-Twitter], Joseph u shpreh se kjo është kaq për teorinë amerikane që Vuçiq dëshiron që Dodik të largohet.

“Kaq shumë për teorinë amerikane që Vuçiq dëshiron që Dodik të largohet: “Një diskutim i shkëlqyer me Presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik. Sigurisht, takimi ynë i fundit para zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Falënderova Presidentin Dodik për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në periudhën e kaluar dhe, veçanërisht, për dëshirën e shprehur që politika që unë kam përfaqësuar në Serbi të dalë fitimtare nga zgjedhjet e së dielës””, shkroi profesori Joseph.