Lajme

Projekt i ri në infrastrukturën parashkollore, Kurti: Punimet po ecin me dinamikë të lartë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se punimet për ndërtimin e çerdhes në lagjen “Tregu i Gjelbër” në Gjilan po vazhdojnë me ritëm të përshpejtuar.

Sipas Kurtit, ky projekt përfaqëson një investim me vlerë prej 885 mijë eurosh dhe shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 900 metra katrorë. Çerdhja e re do të ketë kapacitet për rreth 80 fëmijë dhe pritet të përfundojë më së largu në fillim të vitit të ardhshëm.

Postim i plotë:

Vazhdojnë me dinamikë të përshpejtuar punimet në çerdhen në lagjen “Tregu i Gjelbër” në Gjilan. Vlera e investimit është 885 mijë euro, sipërfaqja prej 900 metër katrorë, me kapacitet të përshtatshëm për 80 fëmijë, ndërsa punimet do të mbarojnë më së largu në fillim të vitit të ardhshëm.

Edukimi i hershëm është vendimtar edhe për karakterin dhe cilësinë e jetesës së fëmijëve. Me çerdhen në këtë lagje krijojmë hapësirë e mundësi për rritje në ambient të përshtatshëm

Të Ngjashme