Lajme

Prokuroria Speciale ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj Kryetarit të Komerciales, sekuestrohet telefoni i hetuesit policor

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj kryetarit të Gjykatës Komerciale, Mahir Tutuli.

Burime të “Betimi për Drejtësi” brenda kësaj Prokurorie, kanë treguar se hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Ushtrim i ndikimit”.

Lidhur me këtë rast, “Betimi për Drejtësi” ka transmetuar të shtunën e 13 qershorit, hulumtimin e zhvilluar nga muaji mars, të titulluar “Gjurmët që ngrisin dyshimet për ndikim nga kryetari i Gjykatës Komerciale”.

Provat e siguruara nga “Betimi për Drejtësi”, vënë në pah prapaskenat e diskutimit në mes të Mahir Tutulit me djalin e axhës së tij, Fadil Tutuli, të cilat ngrisin dyshimet të arsyeshme për ushtrim ndikimi nga i pari i Komerciales në dy raste penale në të cilat ishte i përfshirë Fadil Tutuli, njëherë si viktimë e më pas edhe si i dyshuar.

Bazuar në bisedën e zhvilluar në platformën Viber, platformë kjo që kishte qenë e hapur edhe në tabletin e djalit të Fadil Tutulit, rezulton se ky i fundit më 29 korrik 2025, pasi e kishte denoncuar rastin për dhunën e ushtruar nga vëllai i bashkëshortes me shokun e tij, kishte kërkuar “ndihmën” e Mahir Tutulit.

Të Ngjashme