Aktuale

Protestat/ Berisha tërhiqet pas: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot (5 qershor) nga konferenca për gazetarët se çështja e Belinda Ballukut nuk do të mbyllet kurrë, edhe pse kryeministri Edi Rama i bën avokatin ish-vartëses së tij.

Reagimi erdhi pas pyetjeve që iu bënë në lidhje me sekuestrimin që SPAK i bëri vilës në Dhërmi të dyshuar në pronësi të ish-zv/kryeministres.

Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj, por shtoi se PD nuk merr pjesë në proces.

Kurse në lidhje me protestën e qytetarëve ndaj shkatërrimit që po i bëhet zonës së mbrojtur të Zvërnecit me projektin e ri të qeverisë, ai tha: “Qëndrimi ynë është mbështetje për të drejtën e çdo qytetari për çdo protestë. Ajo protestë nuk është e thirrur nga PD dhe nuk ka asnjë thirrje që të mbështetet nga PD. Qëndrimi ynë është respektim i plotë i protestës dhe nuk mund të marrim përsipër asnjë hap që mund të krijojë deklaratë të çfarëdo lloji. Kemi theksuar se qytetarë të lirë kanë të drejtën të protestojnë për çdo gjë që e gjykojnë të arsyeshme. PD ka agjendën e saj të protestave dhe kur ajo thërret në protestë është e hapur për të gjithë ata që duan të angazhohen”.

Të Ngjashme