Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka reaguar për protestat që po mbahen në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e ish-drejtuesve të UÇK-së.
Hoxha ka thënë se protestuesit nuk duhet ta përdorin emblemën e UÇK-së për përfitime personale, grupore apo partiake.
Ai ka shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, duke kundërshtuar vendimin ndaj tyre dhe duke theksuar se “UÇK nuk është e asnjë partie”.
“Krejt Kosova është UÇK”, ka shkruar Hoxha.
Postimi i Hoxhës:
Një grup i vogël i njerzëve po mundohen të paraqesin veten në protesta të mbuluar në emblemën e UÇK-së më patriot e më guximtarë se sa veteranët e luftës së UÇK-së kur i bartnin atë emblemë përnime aty kur dhe ku është dashtë!!!
PO MBESHTETJES PËR ÇLIRIMTARËT NË HAGË , Po protesta kundër denimit të tyre të pa drejtë , Po të thuhet ; jo në emër të popullit .
JO përfitimeve personale, grupore e partiake nga kjo situatë me amblemën e shejt të UÇK-së, UÇK nuk është e asnje partie. KREJT KOSOVA ËSHTË UÇK !
