Doktor Musli Gashi ka protestuar të shtunën në mëngjes, para Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, siç thotë ai në shenjë revolte ndaj padrejtësive të ndodhura në konkursin e fundit për avancimin e mësimdhënësve.
“Menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë dhe i Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka bërë shkelje të ligjit në konkursin e fundit për avancimin e mësimdhënësve ! KJO NUK KALON!”, tha ai.
“Kjo protestë paqësore e imja, mbahet sot me datë 11 korrik 2026, para Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, gjatë mbajtjes së provimit pranues të studentëve të vitit akademik 2026/2027, në shenjë revolte ndaj kësaj padrejtësie!”, vijoi tutje Gashi.
Ankesën për “padrejtësi” ai e kishte shfaqur edhe përmes një postimi në Facebook, më 3 qershor.
