Protestueit kanë gjuajtur me gurë objektin e Qeverisë së Kosovës duke thyer xhamat e saj.
Ndërkaq, disa nga protestuesit që janë në rreshtin e parë të turmës janë me maska në fytyrë.
Po ashtu ata janë duke brohoritur “UÇK, UÇK”.
Protestë e ngjashme u mbajt paraprakisht para selisë së EULEX-it, në zonën industriale, kur u hodhën gurë në drejtim të ndërtesës së Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit.
Protestat vijnë pasi Dhomat e Specializuara në Hagë i dënuan katër ish-krerët e UÇK-së për krime lufte, me dënime që shkojnë nga 13 deri në 25 vjet burgim
