Lajme

Protestuesit marshojnë për të 41-ën ditë në Tiranë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

Prej 41 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike.

Edhe sot në protestën e 41, ata kërkojnë qeveri teknike, raporton Top Channel.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, ata marshuan drejt Kryeministrisë, ku me pankarta dhe fjalime në podium, ritheksuan kërkesat e parashtruara përgjatë këtyre javëve.

Më pas, protestuesit si zakonisht, pas mbi dy orësh fjalime e thirrje, kanë nisur marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit për ta mbyllur kështu tubimit.

 

 

Të Ngjashme