Lajme

“Pse me e kallë Kosovën?” – Maliqi reagon ashpër ndaj deklaratës së Nait Hasanit për Gjykatën Speciale

Deklarata e ish-deputetit të PDK-së, Nait Hasani, se “ka me u kallë Kosova” në rast të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, ka nxitur reagime në opinionin publik.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe gaztari Nefail Maliqi, i cili e ka kundërshtuar ashpër idenë e përfshirjes së Kosovës në një skenar të tillë, duke pyetur pse duhet të dëmtohet vendi për vendime apo procese politike e gjyqësore, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Pse me e kallë Kosovën kur Serbia e kalli në vitin 1999?
Pse me e kallë Kosovën kur UÇK-ja e shoi flakën serbe? Pse me e kallë Kosovën nëse UÇK-ja e ka çliruar?

Unë jam kundër, edhe nëse ky flakëhedhës, Naiti, kërkon me e kallë Edi Ramën që i dërgoi në Hagë krerët e UÇK-së.

Unë jam kundër, edhe nëse ky flakëhedhës, Naiti, kërkon me i kallë 82 deputetët që i ngritën gishtat për themelimin e Speciales.

Pse nuk kërkojnë me e kallë Serbinë, UDB-në apo Gjykatën Speciale?!

Pra, pse me e kallë Kosovën kur Serbia e kallëti në vitin 1999 dhe më parë, me dhjetëra vite më herët?

Të Ngjashme