Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm është pranuar zyrtarisht në WFP

Instituti për Kërkime dhe Aplikime Psikologjike është bërë zyrtarisht anëtar i Federatës Botërore të Psikoterapisë (WFP), një nga organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e shëndetit mendor dhe psikoterapisë.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, profesor Fitim Uka.

WFP është organizata më e madhe dhe më e vjetër në botë në fushën e psikoterapisë, me mbi 30 mijë anëtarë nga të gjitha kontinentet. Ndërkaq, nga sot, Asociacioni i Psikoterapisë së Kohezionit të Brendshëm e Kosovës bëhet anëtar me të drejta të plota i kësaj federate ndërkombëtare, thuhet në njoftim.

“A nuk është ky një lajm i jashtëzakonshëm? Për ne, kjo përfaqëson kulmin e një suksesi të rrallë – të një psikoterapie që lindi vetëm tre vite më parë, që fillimisht foli shqip, por që sot njihet, pranohet dhe respektohet në mbarë botën”, thuhet në njoftim.

Tutje shprehet mirënjohje për secilin që ka dhënë kontribut në konceptualizimin, zhvillimin dhe avancimin e kësaj qasjeje terapeutike që po prek e transformon jetët e njerëzve përtej kufijve.