Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i propozohet Kuvendit ratifikimi i tre anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Të propozuarit janë: në shkencat mjekësore Driton Vela, në shkencat humane Florim Gallopeni.
Si dhe nga radhët e studentëve Shkurtë Bajgora.
“Mandati i anëtarëve sipas këtij vendimi fillon vetëm pas përfundimit të mandatit të anëtarëve të KSHC-së për fushat përkatëse”, u tha në njoftimin e Qeverisë.
