Lajme

Qytetarët shpërndahen që ishin grumbulluar pran Gjykatës në Hagë, nesër verdikti për ish-krerët e UÇK-së

Pas nisjes së “Orës së Pritjes”, e cila u vendos për herë të fundit pranë Gjykatës Speciale në Hagë, qytetarët kanë nisur të shpërndahen, për t’u rikthyer sërish nesër në mëngjes.

Organizatorët e “Liria ka Emër” kanë bërë të ditur se kanë marrë urdhër nga policia holandeze që kushdo që kalon nëpër qytet me flamuj apo shtiza, t’i konfiskohen ato.

Ndërkohë, nesër, duke filluar nga ora 10:00, pritet të shpallet verdikti i shkallës së parë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Seanca e së mërkurës pritet të jetë një nga momentet më të rëndësishme të procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë, ndërsa qytetarë dhe mbështetës të ish-krerëve të UÇK-së pritet të mblidhen sërish pranë Gjykatës Speciale.

Të Ngjashme