Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Radhë pacientësh në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, mjekët askund

Dhjetëra pacientë janë duke pritur në radhë për të marrë trajtim në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.

Megjithatë, mjekët nuk janë askund.

Raportohet se prindër të shumtë me fëmijë të sëmurë janë duke kërkuar ndihmë mjekësore në këtë Klinikë, teksa iu është thënë që mjekët janë në sallë operacioni.

Një prind, i cili dëshiroi të mbetet anonim, deklaroi se ka një orë që po pret me djalin e tij në radhë për të marrë trajtim por që askush nuk i është përgjigjur pozitivisht.

Ai tha se iu është thënë prindërve kinse mjekët janë të gjithë në një sallë operacioni.

Megjithatë, një i afërm i ka treguar se mjekët në fakt nuk janë fare aty.

“Po thojnë që mjekët janë në sallë, po mu më tregoi një i afërm që s’janë këtu hiç. Më tha që e kanë një rast e deri në ora 19:00, nuk kthehen. Ka njerëz në rend edhe përpara meje tu pritë” deklaroi ai.