Aktuale

Rama ben ”garipin”, provokon protestuesit nga Shkodra, me veshjen e tij

Ndërsa në Tiranë protestuesit janë mbledhur sërish për të vijuar ditën e nëntë të protestës së tyre, kryeministri Edi Rama është shfaqur në Shkodër, ku mori pjesë në festimet për 35-vjetorin e themelimit të Partia Socialiste e Shqipërisë.

Prania e tij në këtë aktivitet ka tërhequr vëmendje jo vetëm për fjalimin dhe pjesëmarrjen në festë, por edhe për mesazhin që dukej se përcillte përmes veshjes së tij.

Rama u paraqit para socialistëve i veshur me një bluzë ku spikaste figura e një flamingoje, simbol që gjatë ditëve të fundit është shndërruar në ikonën kryesore të protestës kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec.

Ky veprim është interpretuar nga shumë protestues dhe komentues si një provokim i drejtpërdrejtë ndaj tyre, në një kohë kur tensionet dhe debatet publike lidhur me projektin vazhdojnë të mbeten të larta.

Të Ngjashme