Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj lexoi mbrëmjen e së hënës 5 kërkesat e protestuesve ndaj qeverisë së Edi Ramës. Menjëherë ndaj tij nisën sulmet e përfaqësuesve të mazhorancës duke e quajtur zëdhënës të Iranit.
“Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë…. Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm”, shkruan Rama në postimin e tij.
Edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e quajti Goxhajn, zëdhënës të Iranit.
“Sot skenari u zbardh plotësisht! Deklaratën me kërkesa në emër të protestuesve e mbajti “zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri.
Personi quhet Dritan Goxhaj, i cili në media dhe rrjete sociale ka dalë prej kohësh në mbrojtje të regjimit terrorist iranian, duke sulmuar SHBA, Izraelin por edhe Shqipërinë.
E paimagjinueshme se si një ish-pjesëmarrës në UÇK sot bën avokatin e regjimit terrorist të Iranit kundër aleatit tonë SHBA, pa të cilët Kosova nuk do të ishte çliruar kurrë.
See also Durrës, 24-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanalTani “patriotët” edhe ditëzinjtë ta gëzojnë vulën e turpit! Avash avash, të gjitha po dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme” – shkruan Balla.
Kush është Dritan Goxhaj
Dritan Goxhaj është një ish-oficer i Ushtrisë Shqiptare dhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai u bë i njohur në opinionin publik për shkak të angazhimit të tij në Luftën e Kosovës dhe përfshirjes së tij të mëvonshme në një proces gjyqësor të lidhur me Gjykatën Speciale të Kosovës (Dhomat e Specializuara) në Hagë.
Goxhaj është djali i kolonelit të njohur shqiptar, Dilaver Goxhaj. Babai i tij iu bashkua vullnetarisht UÇK-së dhe shërbeu si zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të saj gjatë luftës.
Edhe Dritani i doli në ndihmë luftës në Kosovë duke u rreshtuar në radhët e UÇK-së. Me formimin e tij si oficer aviacionit në Shqipëri, ai u autorizua nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së të mbante kontakte dhe të shërbente si oficer ndërlidhës me komandën e forcave amerikane dhe trupat e NATO-s që operonin në atë kohë.
See also ‘Tërmet’ në Qeveri! Rama shkarkon disa ministra dhe riemëron të tjerë, ja lëvizjet e bujshmeMë 31 korrik 2023, Goxhaj u arrestua në Tiranë nga autoritetet shqiptare. Ky arrestim u krye me urdhër-arrest të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Prokuroria Speciale e akuzoi atë për veprat penale të “frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Sipas akuzës, ai kishte publikuar në rrjetet sociale (përmes një shkrimi/opinioni) emrat e disa dëshmitarëve të mbrojtur në proceset gjyqësore për krime lufte në Hagë. Vetë Goxhaj u mbrojt duke thënë se shkrimi ishte thjesht një opinion mediatik dhe nuk kishte kryer asnjë krim.
Më 10 tetor 2023, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin e shkallës së parë dhe refuzoi ekstradimin e tij në Hagë, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij nga qelia. Gjykata e Lartë e Shqipërisë rrëzoi përfundimisht kërkesën për ekstradim, duke lënë në fuqi lirinë e tij. ©LAPSI.al
