Aktuale

Rama i jep 4.2 mln € nga taksat e shqiptarëve, por Kanye West nuk e di ku bie Shqipëria!

Koncerti i reperit amerikan, Kanye West, i cili pritet të mbahet pasditen e kësaj të shtune në Tiranë, ka qënë kryefjala e mediave ditët e fundit. Kjo për faktin se Edi Rama ka hequr 4.2 milionë euro nga fondi i emergjencës për financimin e këtij koncerti.

Ndërkohë, një foto që po qarkullon së fundmi në rrjete sociale, ka ndezur edhe më shumë debatet.

Gazetarja Flora Xhemani Baba, ka ndarë në fb një foto ku shihet se në faqen zyrtare të reperit amerikan, njoftohet koncerti që pritet të mbahet sot, por vendodhja e kryeqytetit tonë është vendosur në Turqi.

See also  SHBA sfidon paralajmërimet e Rusisë, merr vendimin e funditKy detaj ka nxitur reagime të ashpra në rrjet, pasi Rama jep 4.2 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë, për një person që as nuk e di ku bie Shqipëria.

“Edi Rama po i jep 4.2 milion euro nga taksat tona por Kanye West nuk e di se ku bie Shqipëria! Në faqen e tij zyrtare nuk shënohet Albania por Tirana, Turqi! E morët vesh o njerëz? Ky boti as nuk e di se kush po ia jep lekët! Le t’ia tregojmë ne sot në shesh, se aty i kemi mediat e huaja!”,- shkruan gazetarja krahas fotos.

See also  Dita me e ftohtë e javës, parashikimi i motit për këtë të hënë

Të Ngjashme