Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli për situatën brenda LDK-së.
I pyetur për “ndeshjen” në LDK Rama tha aty po zhvillohet një lojë e vështirë dhe aty ka shumë lojtarë.
Rama për “duelin” brenda LDK-së: Lojë e vështirë, ka shumë lojtarë
“E, aty nuk dihet, ajo është lojë e vështirë, ka shumë lojtarë. Le të fitojë më i miri”, tha Rama për KosovaPress.
Këto komente, Rama i bëri gjatë një prononcimi për KosovaPress, ku foli edhe për Kampionatin Botëror në futboll.
Rama: Ejani në qendër të Prishtinës, nesër Anglia – Argjentina, e shikojmë bashkë
“Franca ka qenë fenomenal. Kanë luajtur fantazi në çdo ndeshje, mendoj se Franca do të fitojë sot. Kampionatin Botëror shpresoj që Anglia, por shanset më të mëdha i ka Franca. Nëse Anglia e mund Francën, që do ta ketë shumë vështirë, nesër do ta shohim këtë, kështu që bashkëngjituni krejt, ejani në qendër të Prishtinës, por nesër Anglia – Argjentina, ejani e shikojmë bashkë”, tha Rama.
