Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama sot në Greqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të jetë në Athinë ku do të takohet me diasporën shqiptare që jetojnë në Greqi.

Mëngjesin e së dielës ai ka publikuar një video në Facebook ku njoftuar për vizitën.

Ai ftoi të gjithë bashkatdhetarët që t’i bashkohen, duke theksuar se vizita nuk ka të bëjë me punët e brendshme të Greqisë, zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë.

Rama ka thënë se Athina është pjesë e një serie vizitash të planifikuara prej kohësh në disa vende evropiane, ku jeton komuniteti shqiptar, me të cilët dëshiron të ndajë vizionin e “Shqipëria 2030”.