Rreth 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se janë helmuar si rezultat i ushqimit në restorantin “Sach Pizza” në Prishtinë.
20 nga ta janë dërguar në Klinikën Infektive, derisa të tjerët kanë marrë trajtim mjekësor edhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare të kryeqytetit.
E për këtë rast është aktivizuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.
“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar informacione lidhur me helmimin e disa personave. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. Për çdo zhvillim të ri rreth kësaj çështje ju njoftojmë me kohë”, ka deklaruar për Klankosova.tv zëdhënësja Kaltrina Shala.
Ndërkohë që Klankosova.tv ka pyetur edhe në QKUK rreth gjendjes së pacientëve të hospitalizuar dhe është në pritje të një përgjigje.
