Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Reagon Presidenca: Takimi i Osmanit me Haradinajn nuk është realizuar për shkaqe protokollare

 
   

Nga Presidenca e Kosovës kanë thënë se takimi i presidentes Vjosa Osmani me kryetarin e AAK-së, nuk është zhvilluar për shkaqe protokollare.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes ka thënë në një përgjigje, se Osmani ka lënë të hapur mundësinë e takimit ditëve në vazhdim, kurdo që kreu i AAK-së e vlerëson se duhet diskutuar.

“Takimi ishte paraparë të mbahet, por për shkaqe protokollare nuk është realizuar. Z.Haradinaj nuk ka dashur të presë derisa protokolli e ka njoftuar Presidenten për arritjen e tij. Pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani ka lënë të hapur mundësinë e takimit ditëve në vazhdim, kurdo që kreu i AAK-së e vlerëson se duhet diskutuar dhe adresuar çështjet e rëndësisë nacionale. Dera e Presidencës vazhdon të mbetet e hapur”, ka thënë Kupina.

Ndërkohë, drejtori për Informim në AAK, Lulzim Blaka, në një përgjigje për Klankosova.tv ka thënë se takimi nuk është realizuar për shkak se Osmani nuk ka respektuar orarin e caktuar nga vetë ajo.