Lajme

​Rexhaj: LVV ka bërë kompromisin e fundit, Kuvendi duhet të konstituohet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se partia e tij ka bërë kompromisin e fundit për zhbllokimin e konstituimit të Kuvendit, duke u bërë thirrje partive të tjera që të propozojnë emrat për nënkryetarë dhe të ecet përpara me formimin e institucioneve.

Para fillimit të vazhdimit seancës konstituive të Kuvendit, Rexhaj ka deklaruar se, nëse Kuvendi do të konstituohej pa një marrëveshje politike, vendi do të shkonte drejt zgjedhjeve të reja.

Rexhaj: LVV e ka bërë kompromisin e fundit që të vijnë ata të propozojnë emrat dhe të ecim përpara

“Dje ka pas një mbledhje të kryesisë dhe megjithatë mendoj se LVV e ka bërë kompromisin e fundit në kuptimin që të vijnë ata të propozojnë emrat dhe të ecim përpara”, tha Rexhaj.

Ai është pyetur edhe për mundësinë e një takimi mes Kurtit, Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhikut, por nuk ka dhënë detaje konkrete për një takim të tillë.

I pyetur nëse LVV po synon zgjedhjet e reja, Rexhaj e ka mohuar një gjë të tillë.

Sipas tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka tentuar të komunikojë me partitë opozitare për tejkalimin e situatës.

Rexhaj: Kurti perhere po ju dërgon mesazhe, pra, po ka tentim për të komunikuar qoftë me PDK-në, LDK

“Kurti përherë po ju dërgon mesazhe, pra, po ka tentim për të komunikuar qoftë me PDK-në, LDK-në dhe Aleancën, nuk jam I sigurt, mirëpo besoj se po… Jo, sepse, ata kanë mundur të zhbllokojnë konstituimin e kuvendit duke i ndërruar emrat e nënkryetarëve, kanë mundur lehtësisht që kuvendi të konsituohet para dy dite, ka qenë në dorën e tyre. Nëse flasim për strategji politike rreth konstitiuimit, rreth datës se kur do të konstituohet kuvendi, ata e kanë pas në dorë konstituimin para dy dite. Pra, duke i ndërruar kryetarët kanë mundur të konstituojnë kuvendin para 48 orëve”, theksoi Rexhaj.

Rexhaj ka thënë se marrëveshja politike me LDK-në është valide, pavarësisht që gjashtë deputetë të kësaj partie kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në votim.

Rexhaj: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje do ta dërgonte vedin drejt në zgjedhje

“Nëse konstituimi i kuvendit bëhet pa një marrëveshje politike, do të dërgonte drejt në zgjedhje, tash ke një marrëveshje politike, ke një marrëveshje valide, me LDK-në, ani pse 6 deputetët e LDK-së thonë se nuk marrin pjesë, nuk votojnë, është çështje e tyre. Mirëpo, tash kjo ka arsyeje për të thirr një seancë dhe me vazhdua me konsituimin e kuvendit dhe themelimin e institucioneve”, tha ai. 

Të Ngjashme