Lajme

Rezultatet e para nga KQZ: Ja kush janë 10 kandidatët më të votuar të Aleancës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve për votat e kandidatëve për deputetë, ndërsa deri më tani janë numëruar 6.12 për qind e votave, shkruan IndeksOnline.

Sipas të dhënave të përditësuara në platformën e KQZ-së, në Aleancën prin Ardian Gjini me 1,085 vota.

Pas tij renditet, Ramush Haradinaj, me 977 vota, ndërsa vendin e tretë e mban Daut Haradinaj me 753 vota.

Top 10 kandidatët më të votuar të Aleancës deri në këtë fazë të numërimit janë:

Ardian Gjini – 1,085 vota
Ramush Haradinaj – 977 vota
Daut Haradinaj – 753 vota
Besnik Tahiri – 685 vota
Bekë Berisha – 619 vota
Burim Ramadani – 511 vota
Time Kadrijaj – 494 vota
Arbër Tolaj – 441 vota
Agim Çeku – 410 vota
Teuta Haxhiu – 307 vota
Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon në të gjitha qendrat komunale të numërimit dhe renditja pritet të ndryshojë me përditësimin e rezultateve të reja nga KQZ./

Të Ngjashme