Të mërkurën (sot) pritet të përmbyllet i numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse në mesin e 100 deputetëve shqiptarë. Partia Demokratike e Kosovës deri më tani ka 22 ulëse, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 18 sosh.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet partia e katërt më e madhe, me 7 ulëse në Kuvend.
Ndryshime si pasojë e votave të diasporës janë vërejtur tek PDK’ja. Ulësen në Kuvend e ka rikthyer Rrustem Mustafa.
Ndërakq Eliza Hoxha dhe Ariana Musliu-Shoshi kanë zënë vendet përmes kuotës gjinore.

KQZ
Si pasojë e kuotës gjinore, jashtë Kuvendit kanë mbetur Bekim Haxhiu e Xhavit Haliti.
Nga votat e diasporës, e pësoi Hajdar Beqa pasi PDK-ja humbi një ulëse.
