Lajme

Rron Gjinovci kritikon Edi Ramën për qëndrimin ndaj Serbisë

Analisti Rron Gjinovci ka kritikuar kryeministrin shqiptar Edi Rama për qëndrimin e tij ndaj Serbisë, duke pretenduar se Rama po e mbështet Serbinë edhe në rastin e Ratko Mlladiqit.

Gjinovci i referohet deklaratës së Ramës se Serbia nuk duhet izoluar, por duhet ftuar në tryezë dhe t’i bëhet e qartë se nuk mund të organizojë funeral shtetëror për një “kasap”.

Postimi i Rronit:

Edhe në rastin e Mlladiqit, Edi Rama e mbështetë Serbinë. Thotë nuk duhet me izolu po duhet me ftu në tryezë e mi kallxu që s’bon me bo ashtu.

“Serbia është një lloj kafshe shumë interesante dhe e çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor. Çfarë është më mirë? Ta kesh në tryezë dhe t’i thuash: ‘S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap’, apo ta lësh aty, në ujëra të pasigurta, dhe të krijojë një situatë skizofrenike mes Evropës, Kinës, Amerikës dhe Rusisë?”, u shpreh Rama.

Të Ngjashme