Që nga gushti i vitit 2025, Behar Preniqi vazhdon të jetë i burgosur në Serbi,.
Ai u arrestua nga autoritetet serbe gjatë kohës sa po kalonte kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë në Batrovc.
Por jo vetëm Preniqi është prapa grilave të shtetit Serb.
Në korrik të vitit 2026, në Pikën kufitare në Mitovodë teksa po kthehej nga vetëlindja u arrestua Osman Selmani, kurse me 2 gusht të këtij viti u ndalua edhe Mentor Mustafa në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.
Të gjithë këta sipas autoriteteve serbe akuzohen kinse për krime lufte ndaj popullatës civile, pretendime të cilat janë mohuar nga familjarët e tyre.
Nga OVL e UÇK-së, thonë se gjitha këto arrestime të shqiptarëve nga Serbia po bëhen me një qëllim.
“Ideja është më njollosë luftën tonë çlirimtare, me kriju narrativë me kriminalizua luftën tonë të drejtë e çlirimtare që e kemi pas prandaj për neve nuk është diçka e re. Jemi mesuar me këtë qasje të Serbisë. Duhet me pas kujdes mos me kalu nga Serbia pasojat mund të jenë aq të mëdha nuk ka kush të vijë mbrapsht edhe shteti është i pafuqishëm në raport më këto ngjarje. Bashkësia ndërkombëtare duhet me bo trusin që Serbia mos më bo gjëra të tilla”, tha Gazmend Syla.
Nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut kanë bërë thirrje që të mos kalohet nëpër Serbi, pasi arrestimet po kanë edhe pasoja të mëdha.
“Të gjitha këto arrestime pastaj të gjitha këto lirime janë të kushtueshme materialisht por edhe politikisht sepse Serbia kur të bënë një arrestim të shqiptarëve nga Kosova kur e bënë një arrestim të shqiptarëve nga Kosova i kërkon disa lehtësime edhe për palët është një pazar që bëhet prapa perdeve që ne nuk e shohim”, tha Behgjet Shala.
Kujdes kanë kërkuar edhe nga Fondi për të drejta humanitare.
“Ne po e shohim që kohë pas kohe, shtetasit e Kosovë po arrestohen në rastin e kalimit të kufirit nëpërmjet Serbisë, sigurisht që të njëjtit duhet të jenë të kujdesshëm sidomos ata të cilët kanë qenë të përfshirë në luftën e fundit të cilët kanë qenë pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të i evitojnë këto ndalime. Për arsye se kohëve të fundit po shohim edhe në serbi edhe në Kosovë kanë filluar ngritjet e aktakuzave në mungesë ndaj të pjesëtarëve të cilët kanë marrë pjesë në luftë qoftë ndaj forcave serbe apo ndaj ushtarëve të UÇK-së”, u shpreh Amer Alija.
Të premten pas afër një muaji është liruar Dukagjin Maxhuni i cili ishte arrestuar me 12 gusht të këtij viti.
Ndërsa muaj më parë, nga burgjet e Serbisë janë liruar edhe Mithat Lozhani e Hazir Haziri.
