Lajme

Rrustemi: Opozita po e mban Kosovën në barrikadim

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se Kosova po përballet me një bllokadë politike që nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Sipas tij, opozita fillimisht pengoi formimin e institucioneve, ndërsa më pas bllokoi edhe procesin e zgjedhjes së presidentit. Rrustemi theksoi se edhe pas marrëveshjes mes LVV-së dhe LDK-së për kandidaturën e prof. Bekim Sejdiut, gjashtë deputetë të LDK-së nuk e mbështetën marrëveshjen.

Ai paralajmëroi se, nëse vazhdon bllokada, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje, duke akuzuar opozitën se po synon të pengojë qeverisjen e Albin Kurtit.

Postim i plotë:

• Pas një mandati të plotë 4-vjeçar, më 9 shkurt 2025 u mbajtën zgjedhjet e rregullta.

• Prej shkurtit 2025 deri në nëntor 2025 opozita ishte e barrikaduar për të mos lënë LVV-në të qeverisë. Disa muaj bllokoi Albulena Haxhiun për t’u bërë kryetare e Kuvendit, pastaj nuk pranuan as Albin Kurtin për kryeministër e as Glauk Konjufcën.

Kosova shkoi në zgjedhje të reja.

• Më 28 dhjetor 2025 – LVV fitoi zgjedhjet edhe më bindshëm.

Kuvendi u konstituua, Qeveria u formua. Opozita u barrikadua tash për Presidentin ku duheshin 80 vota në kuti.

• LVV kërkoi nga opozita emra që t’ja votonte, por ajo nuk u përgjigj dhe nuk dha asnjë emër. LVV propozoi një figure jopartiake si Feride Rushiti. Sërish u refuzua.

Kosova shkoi në zgjedhje sërish.

• Më 7 qershor 2026 – LVV fitoi përsëri bindshëm.

Tash pas diskutimeve të gjata, LVV dhe LDK arritën marrëveshje për President prof.Bekim Sejdiun. Sërish dolën 6 deputetë nga LDK që nuk e pranuan marrëveshjen.

Kosova sërish mund të shkojë në zgjedhje.

• 9 shkurt 2025 – shtator 2026 praktikisht jemi në të njëjtin barrikadim opozitar. Ata nuk duan që Albin Kurti të qeverisë dhe duan që pavarësisht popullit ata të vendosin. Por, kjo është e pamundur.

Të Ngjashme