Lajme

Rrustemi pjesë e “Marshit për Liri”: “Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare”

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke deklaruar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare.

Në një deklaratë nga i njëjti shesh ku kishte protestuar kundër Gjykatës Speciale në vitin 2015, Rrustemi tha se edhe 11 vjet më vonë qëndrimi i tij mbetet i njëjtë.

“Gjykatë e padrejtë, lufta çlirimtare nuk mund të gjykohet.

Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare. Ajo do të jetojë përgjithmonë!”, u shpreh Rrustemi.

Të Ngjashme