Lajme

Schuebel takoi shefat e misioneve të BE-së në Kosovë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka zhvilluar takimin e tij të parë me shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, gjatë takimit është diskutuar për situatën politike dhe zhvillimet e fundit në vend.

Në takim është diskutuar edhe për përafrimin e plotë vullnetar të Kosovës me Politikën e Përbashkët për Punë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian.

“Pavarësisht sfidave, ndjeva mbështetje të palëkundur për integrimin e Kosovës në BE dhe për të punuar me të gjithë në Kosovë drejt këtij rrugëtimi”, ka thënë Schuebel.

Në njoftim thuhet se takimi ka shërbyer për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi zhvillimet aktuale politike në Kosovë.

Të Ngjashme