Lajme

Seanca në Kuvendin e Shqipërisë ndërpritet mes përplasjeve për revolucionin “Flamingo”

Qeveria dhe opozita janë përplasur disa herë në Kuvendin e Shqipërisë të enjten lidhur me protestat e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren, duke mos lejuar ministrin Ferit Hoxha të raportonte për Konferencën Ndërqeveritare mbi procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Debatet u ashpërsuan mes deputetëve të PD-së dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me replika të forta nga të dyja palët. Si pasojë e situatës së tensionuar në sallë, seanca u ndërpre për disa minuta.

Për shkak të pamundësisë për vijimin normal të punimeve, kryeparlamentari Niko Peleshi kërkoi një pushim prej 5 minutash.

Protestat antiqeveritare pritet të vazhdojnë edhe sot, duke shënuar ditën e nëntëmbëdhjetë radhazi të tyre./A2CNN

Të Ngjashme